Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja dhe Britania u kërkojnë shtetasve të tyre të qëndrojnë larg hoteleve në Kabul

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të qëndrojnë larg hoteleve në Kabul, sidomos në Hotelin Serena, vend i njohur për mysafirë të huaj në kryeqytetin afgan.

 

“Shtetasit amerikanë që janë në apo afër Hotelit Serena, duhet të largohen menjëherë nga aty”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit më 11 tetor, duke cituar “kërcënime për sigurinë” në atë zonë.

Hoteli Serena ka qenë një prej objekteve kryesore që është përdorur për vizitorë të huaj para marrjes së pushtetit nga talibanët dhe tërheqjes së trupave perëndimore në muajin gusht.

Një degë e grupit militant, Shteti Islamik ka thënë se është përgjegjëse për disa sulme vdekjeprurëse në këtë shtet, prej marrjes së pushtetit nga talibanët.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësi tjera./REL/

Related posts

Kështu duken “varrezat” e veturave të shkatërruara nga vërshimet e fundit në Kinë

Redaksia

Ishte rekrutuar si 14-vjeçar nga FBI, por pas tre vitesh u dënua përjetësisht: Tani 52-vjeçari kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh

D V

Policia gjermane heton kërcënimet me vdekje ndaj kryetarit të Saksonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More