Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe do të ndihmojnë në hetimet për krime të luftës në Ukrainë

SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe sot njoftuan për formimin e Grupit Këshillimor për Krime Mizore (ACA), mekanizëm qëllimi i të cilit është që të mundësojë koordinim efikas të mbështetjes së tyre për të kërkuar përgjegjësi për krimet nga pushtimi rus ndaj Ukrainës.

Grupi është angazhuar para së gjithash për përforcimin e përpjekjeve vijuese të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë për të kërkuar përgjegjësi për krimet mizore në luftën aktuale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, njoftuan nga Departamenti i Shtetit.

“Grupi Këshillimor i avancon angazhimet e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të tregohet mbështetje ndërkombëtare dhe solidaritet në këtë moment të rëndësishëm historik”, njoftoi sekretari shtetëror Entoni Blinken.

Sipas tij, misioni gjithëpërfshirës i ACA është që ta mbështesë Departamentin për krime të luftës pranë Zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, në hetimet e tyre dhe përndjekje të krimit të bërë në konflikt.

Related posts

Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar

Xh M

New York Times kufizon përdorimin e fjalës “gjenocid” në lajmet mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Xh M

SHBA i përgjigjet kërkesës së Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy