Ohër, 1 korrik – Jemi të dëshpëruar që çështja e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është zgjidhur përkundër angazhimit të fuqishëm dhe zgjidhjeve të arsyeshme të presidencës portugeze dhe të partnerëve të fuqishëm evropianë, deklaroi sot në Ohër, zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane Metju Pallmer në panelin “Në rrugë drejt rajonit më mirë të lidhur dhe integruar – Cili është rreziku? Si të arrijmë deri atje?”, në kuadër të Konferencës së parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog.
Pallmeri nënvizoi se kjo ndikon edhe në investimet e SHBA-së dhe BE-së në rajon, ndërsa kontribuon edhe në rritjen e skepticizmit edhe në vetë rajonin.
“Konkurrentët tanë gjeopolitikë po tentojnë në mënyrë agresive të rrënojnë kredibilitetin mes SHBA-së dhe BE-së, ndërsa edhe vetë rajoni dyshon në integritetin e përcaktimit tonë kolektiv, theksoi Pallmeri.
Pallmeri nënvizoi rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, për të cila bëri të ditur se janë shembuj për angazhim më të madh rajonal të Maqedonisë së Veriut në favor të qytetarëve të saj.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e fokusuar në zbatimin e roleve të nevojshme politike dhe ekonomike në vend, për tërheqjen e investimeve cilësore dhe për rol aktiv dhe produktiv të iniciativave rajonale dhe ekonomike. Qeveria e shfrytëzoi partneritetin e saj të fuqishëm me Greqinë për të siguruar siguri personale energjetike dhe tani jemi në prag të asaj që të bëjmë shumë më tepër sesa deri tani”, tha Pallmeri.
Ai u përqendrua në rolin e SHBA-së në rajon, duke theksuar se vizioni afatgjatë i SHBA-së në rajon ka qenë dhe do të mbetet i fokusuar në rajonin në paqe me veten dhe me fqinjët, rajon që është i qëndrueshëm, prosperues dhe i integruar në kornizën euroatlantike.
“Ajo që më jep shpresë është se ky nuk është vetëm vizion i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, por edhe thuajse nuk dallon me atë që e duan edhe aleatët dhe partnerët tanë evropianë. Megjithatë, edhe më e rëndësishme është që ky është vizion që është i shprehur fuqishëm edhe nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky vizion i përbashkët është fuqia jonë kolektive dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes i yni deri i dyfishojmë përpjekjet për afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”, tha Pallmeri.
Ai shtoi se nuk guxon të harrohet ose të rrezikohet ky qëllim dhe të mos arrihet sukses në përpjekjen e përbashkët që të kompletohet gjithë Evropa, si pjesë e familjes së fuqishme transatlantike.
“Megjithatë, përkundër vizionit tonë të përbashkët aq sa mund të jenë të rëndësishme rolet tona individuale, duhet të sfidojmë vetveten për ta bërë Ballkanin Perëndimor shumë më tepër bosht lëvizës, sesa si objekt të bashkëpunimit transatlantik, sikur atje të kemi lidhshmëri më të mirë duke marrë parasysh bllokadat e njohura të rrugëve”, tha Pallmeri.
Ai bëri të ditur se liderët e rajonit duhet doemos ta marrin përsipër aftësinë e fuqishme për ardhmërinë e tyre evropiane, dhe se SHBA-ja beson se përpjekjet për rajonin drejt vendosjes së tregut të përbashkët rajonal janë hapa normalë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropiane janë me rëndësi vitale në mesin e shteteve.
Duke u përqendruar në reformat ekonomike, ai bëri të ditur se rajoni duhet doemos ta reformojë sektorin energjetik, gjë që do të sjellë jo vetëm përfitime ekonomike, por do ta forcojë edhe sigurinë rajonale ekonomike, duke marrë parasysh faktin se rajoni humb numër të konsiderueshëm të punëtorëve me kualifikim të lartë.
“Krahas ekonomisë qytetarët nga rajoni janë më së shumti të brengosur për korrupsionin. Kundërshtimi i korrupsionit është bazë për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë. Kur liderët politikë vjedhin nga qytetarët e vendit të tyre, dhe e shkelin sundimin e së drejtës dhe gjyqësorit të pavarur, rritje ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet, si dhe qasja e drejtë deri te shërbimet. Sipas kësaj, reformat nuk duhet të jenë të dizajnuara vetëm për jetësimin e ekonomisë pas Kovidit. Gjithashtu, duhet doemos të jenë në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike në mënyrë që t’i bëjnë më të pavarura dhe më transparente”, porositi Pallmeri.
Ai e përsëriti deklaratën e paradokohshme të ministrit të Jashtëm gjerman Hajko Mas, duke konstatuar se BE-ja duhet doemos të qëndrojë prapa obligimeve të saj ndaj rajonit.
“Kjo përfshin avancimin e zhvillimit aderues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe mundëson liberalizim të vizave në Kosovë”, konstatoi zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane, Pallmer.
Konferenca ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon në mënyrë që Evropa të jetë e plotë” mbahet sot dhe nesër në Ohër dhe Oteshevë me pjesëmarrje të rreth 300 pjesëmarrësve, përfaqësues të lartë vendorë, por edhe përfaqësues të lartë të Evropës dhe SHBA-së, në mesin e të cilëve kryeministra, presidentë, ministra, sekretarë të përgjithshëm të organizatave ndërkombëtare, eurodeputetë, përfaqësues të sektorit civil. Për ngjarjen janë akredituar mbi 100 gazetarë vendorë dhe të huaj.
Pjesëmarrësit në Konferencën do të përqendrohen edhe në lidhjet transatlantike, që do të jenë tema të diskutimit dhe përpunimit të panelit në nivel të lartë në ditën e dytë të Konferencës, ku do të bisedohet për kthimin e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor.