Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nënshkruan të hënën një “Marrëveshje Dypalëshe për Pasuritë Kulturore” që synon të pengojë tregtimin e paligjshëm të objekteve kulturore mes dy vendeve.
Marrëveshja, e cila u nënshkrua në ambasadën e Shqipërisë në Uashington, është zyrtarizimi i angazhimit që marrin të dyja vendet për të mos lejuar shitjen e paligjshme apo import-eksportin e objekteve me vlera kulturore e etnografike nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara.