Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA dhe Rusia kthejnë diplomatët, Biden dhe Putin dakordësohen se mes tyre s’ka besim

Pas samitit historik të Gjenevës, palët kthehen në vendet respektive. Përpara se të hipte në bordin e Air Force One, presidenti amerikan, Joe Biden, dha një mesazh tjetër lidhur me ballafaqimin e parë me homologun rus, Valdimir Putin.

 

“Rusia është në një pozicion shumë të vështirë. Ata po shtypen nga Kina. Dëshpërimisht duan të qëndrojnë një fuqi e madhe. Ju të gjithë po shkruani për këtë, jo me pa të drejtë, që Putin dëshironte legjetimitetin, për të qëndruar në skenën botërore me presidentin e SHBA-së. Dëshpërimisht dëshirojnë të jenë të rëndësishëm”, tha Biden.

Bisedimet, që zgjatën rreth katër orë, ishin të qeta dhe të drejtëpërdrejta, konfirmuan palët. Megjithatë besimi ende nuk është fituar.

“Nuk ka lumturi, por ka copëza lumturie, të njëjtën gjë mund të them për besimin mes nesh; nuk ka besim, por vetëm copëza besimi”, tha Putin.

“Nuk ka të bëjë me besimin, por me interesin vetjak. Verifiko para dhe më pas beso”, shtoi Biden.

Megjithatë shkrirja e marrëdhënieve të ngrira erdhi. Biden dhe Putin kthyen përfaqësitë diplomatike, ndërsa u dakordësuan edhe për adresimin e shqetësimeve në fushën e sigurisë kibernetike.

“Vendet përgjegjëse duhet të veprojnë kundër kriminelëve që kryejnë aktivitete në territorin e tyre”, u shpreh Biden.

 “U dakordësuam të nisim konsultimet për këtë çështje”, deklaroi Putin.

Respektimi i të drejtave të njeriut, ishte një ndër temat në tryezën e diskutimit.

“Mendoj se ajo që Putin do më pak tani është një luftë e ftohtë, por kjo nuk do të thotë që ai do të ulë armët dhe të na drejtohet duke na thënë hajde përqafohemi”, tha Biden.

 “Mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të japin shumë përgjigje kur vjen puna tek të drejtat e njeriut, sidomos nëse marrim si shembull Guantanamon”, u shpreh Putin.

Biden e paralajmëroi Putin me pasoja të rënda nëse opozitari Navalni humb jetën në burg.

 “I thashë presidentit Putin se agjenda ime nuk është kundër Rusisë, por për popullin amerikan”, deklaroi Biden.

 “Gjithçka që ka përkeqësuar marrëdhënien tonë është iniciuar jo nga ne, por nga SHBA-ja”, tha Putin.

Biden dhe Putin pranuan se ka pasur përparim në marrëdhënien e trazuar SHBA-Rusi, por të ardhmen e kapitullit të ri ia lanë kohës./A2

Related posts

Xinjiang me pasuri burimesh natyrore, një nga destinacionet më të njohura në Kinë

Z H

Zhvillimi i industrisë së tekstileve në Xinjiang

Z H

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More