Agjencia Zhurnal.mk.

SHBA, 1 milion dollarë pajisje dhe trajnime për Forcat e Armatosura

Gjatë dy viteve të fundit, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka investuar rreth 1 milion dollarë në rinovimin e dy tuneleve të ruajtjes së municioneve, si dhe pajisje dhe trajnime për Forcat e Armatosura Shqiptare.

 

Zëvendësshefi i Misionit, Demian Smith dhe shefi i zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje LTC, Erol Munir morën pjesë në një ceremoni dhurimi në Batalionin e Inxhinierëve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Dita e sotme është shembull i shkëlqyer i marrëdhënieve të forta dhe të zgjeruara të mbrojtjes midis vendeve tona”, tha Smith.

Smith vlerësoi partneritetin në fushën e mbrojtjes.

“Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëdhënies sonë ka qenë partneriteti i jashtëzakonshëm në fushën e mbrojtjes. Kush do ta kishte imagjinuar tridhjetë vjet më parë, se sot do të ishim aleatë në NATO dhe ushtritë tona do të bënin kaq shumë së bashku, këtu dhe në mbarë botën”, tha zëvendësshefi i Misionit Smith gjatë ceremonisë.

Shefi i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Bajram Begaj, falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ndaj ushtrisë shqiptare dhe zbuloi pllakatën në përkujtim të punës dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm.

Related posts

Covid-19/ MSH: 8 humbje jete dhe 549 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

D V

Ibrahimaj tregon pritshmëritë: Ekonomia do të rritet me 4%, fond i veçantë për bonuset e pensionistëve

D V

Vetingu për politikanët, Rama: Nëse opozita na bind, jemi të hapur për dialog

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More