Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri: Reforma në administratën shtetërore drejt fazës përfundimtare

Shkup, 13 korrik – Siç njoftojnë nga MSHIA, sot u zhvillua takimi i nëntë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, ku pjesëmarrës ishin ministra dhe përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekspertë vendas dhe të huaj të angazhuar nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror”, përfshirë këtu edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev dhe ministrin për Shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri.

 

Gjatë këtij takimi, siç thuhet në kumtesën e ministrisë, ministri Shaqiri prezantoi për pjesëmarrësit Raportin e tretë gjashtëmujor dhe Raportin e tretë vjetor mbi zbatimin e Planit Aksional të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (2018 – 2022) për vitin 2020.

“Pas miratimit të procesverbalit nga takimi i tetë i Këshillit për reformën në administratën shtetërore, i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020, u prezantuan propozimet, gjetjet dhe rekomandimet nga projekti “Mbështetje ndaj riorgamizimit shtetëror””, thuhet në njoftimin e MSHIA-s.

Në fund të takimit të sotëm, Ministria për shoqëri informatike dhe administrate mori detyrën për të dorëzuar në Qeveri informacionin me Raportin e integruar final për riorganizim të administratës shtetërore në seancën e parë të radhës.

Related posts

Konferenca e gjashtë rajonale e trupave për barazi të Evropës Juglindore

Z.H

Stevo Pendarovski: Nuk ka të dhëna se kjo është bërë për qëllime politike

N E

Për një muaj janë dhënë 323 leje ndërtimi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More