Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri në takimin përgatitor ministror në Paris

Paris, 29 Qershor – Si të përshpejtohet progresi i arsimit deri në vitin 2030, është temë kryesore e takimit ministror që sot dhe nesër organizohet nga UNESCO-ja në Paris, në të cilin merr pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

 

Bëhet fjalë për aktivitet përgatitor që i paraprinë Samitit për transformimin e arsimit, i cili do të mbahet në shtator të këtij viti në selinë e UNESCO-s në Nju Jork ndërsa i cili duhet të mobilizojë pjesëmarrësit kryesorë social në çdo vend për të përcaktuar një drejtim të ri për zhvillimin e arsimit

Në takimin përgatitor ministror në Paris, ministrat e Arsimit dhe Shkencës nga disa vende europiane pritet të prezantojnë rezultatet fillestare të konsultimeve kombëtare të zhvilluara në periudhën e kaluar, për të diskutuar rekomandimet kryesore të aktiviteteve për iniciativat e bashkëpunimit global dhe për të identifikuar praktikat më të rëndësishme për intensifikimin e zhvillimit të arsimit.

Fjalën do ta marrë edhe ministri Shaqiri, ndërsa do të trajtojë aktivitetet të cilat Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ndërrmori në drejtim të sigurimit për vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor gjatë periudhës së pandemisë, për ndryshimet që kanë filluar në periudhën e krizës shëndetësore me qëllim të avancimit të cilësisë së sistemit arsimor kombëtar dhe për planet e ardhëshme të ndërlidhura pikërisht  me realizimin e këtij qëllimi.

Related posts

QMK: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Tetovë

Xh M

Ganiu: Rreth 9500 familje pajisen me fletë-pronësi

D V

Më 10, 11 dhe 12 janar në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More