Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri: Në komisionin parlamentar janë ndryshime legjislative që do të mundësojnë edukimin sistematik të të miturve në institucionet edukuese-korrektuese

Tetovë, 7 qershor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, informoi se në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport në Kuvend janë dorëzuar ndryshimet e Ligjit për arsimin bazë, të cilat kanë filluar në shkurt të këtij viti, me synimin për një zgjidhje të përhershme për rregullimin e edukimit formal të të miturve në institucionet edukuese-korrektuese.

Ai ka theksuar se me propozim të MASH, Qeveria ka miratuar ndryshimet dhe se ato do të diskutohen javën e ardhshme në Kuvend.

“Është gjetur zgjidhja që të themelohet shkolla fillore shtetërore për nevojat e atyre fëmijëve që të kenë mësim, kjo zgjidhje është mirëpritur nga të gjitha palët, tha Shaqiri nga Tetova ku vizitoi Qendrën Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional “Mosha Pijade”. .

Në pyetjen e një gazetari, ministri nuk ka pasur përgjigje nëse programi për realizimin e investimeve në vitin 2023 do të ketë mjete për objektin qendror të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, për të cilin shumë vite paralajmërohet rritja e hapësirave me zgjedhim apo ndërtim të ri.

“Nuk e di për momentin nëse gjimnazi është futur dhe nëse për t’u futur është dorëzuar dokumentacion i plotë, apo nuk kemi ndonjë gjë nga ai dokumentacion apo nuk kemi aplikim. Unë do të kontrolloj informacionin. Në Komunën e Tetovës së bashku mund të realizojmë investime në fushën e arsimit, tha Shaqiri.

Ai bëri të ditur se deri në fund të vitit 2024 do të ketë një rikonstruksion të qendrës profesionale rajonale “Mosha Pijade”. 

Related posts

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy