Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri: Ligji për përdorim të të dhënave nga sektori publik do të dakordohet me direktivat e BE-së

Shkup, 2 shtator- Fondacioni “Metamorfozis” në kuadër të projektit të USAID -it për angazhim qytetar do t’i sigurojë asistencë teknike Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) për hartimin e Ligjit të ri për përdorimin e të dhënave të sektorit publik, i cili duhet të harmonizohet me direktivën përkatëse të BE -së.

 

“MSHIA në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozë, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve, në periudhën e ardhshme do të kryejë aktivitete për harmonizimin e Ligjit për përdorimin e të dhënave të sektorit publik me direktivën e BE-së, mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacioneve të sektorit publik. Me këtë rast do të analizohet ligji ekzistues për përdorimin e të dhënave, do të bëhet vlerësimi i ndikimit të rregullores në zgjidhjen e re ligjore, si dhe do të hartohet Ligji i ri duke përdorur njohuritë e ekspertëve dhe konsultimin me grupet e interesit”, informon ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, .Jeton Shaqiri.

MSHIA po ashtu informon se tanimë – Fondacioni Metamorfozis ka shpall edhe thirrje për angazhimin e ekspertëve që do të angazhohen në përpilimin e ligjit në fjalë.

Related posts

Kuvendi do ta mbajë sancën e 59-të

Z H

Polonia i dhuron RMV-së 200.700 doza të vaksinës “Pfizer”

D V

Vdekshmëria e foshnjeve të lindura para kohe është ulur në 8%

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More