Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri: Deri në mars do të kërkojmë zgjidhje sistemike për shujtën studentore

Shkup, 14 nëntor – Shujtë studentore me çmim prej 120 denarësh në ditë të paguhet në mënyrë retroaktive deri në mars ndërsa deri atëherë të gjenden zgjidhje sistemike për këtë subvencion. Kjo është dakorduar në takimin në Kuvend midis përfaqësuesve të studentëve të Unioneve të disa universiteteve, ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe deputetëve të cilët propozuan Propozim-ligj të ri për subvencionimin e shujtës studentore me kushte të ndryshuara për shfrytëzuesit të cilët shkaktuan reagime dhe që i nxitën studentët për protestë.

 

Pas takimit triorësh, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se të gjithë së bashku kanë vendosur që të propozohet një projekt-ligj i ri në të cilin do të hyjnë kushtet e ligjit ekzistues nga viti 2021, ndërsa që nesër ai me përfaqësuesit e unioneve studentore në mënyrë aktive të punojnë në gjetjen e zgjidhjes sistematike si në vendet e tjera.

“Do të thotë propozim-ligji do të jetë në periudhë kohore prej gjashtë muajsh, që do të thotë në mënyrë retroaktive prej 15 shtatorit dhe do të vazhdojë deri në mars dhe deri atëherë ne do të kemi afat kohor të harmonizimit për zgjidhje të re sistemike që do të thotë se studentët do të kenë shujtë të shëndetshme studentore dhe do të realizohet pagesa në bazë ditore. Në këtë periudhë u dakorduam në mënyrë retroaktive për vlerën që ishte deri më tani, me ndryshimet e vitit 2021, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme me zgjidhje sistemike do të jetë më e lartë shuma për shujtë studentore. Do të thotë nga marsi do të jetë më e lartë edhe atë duke filluar prej 140 denarë ose sipas asaj si do të jenë analizat deri në atë periudhë”, tha Shaqiri pas takimit në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Shaqiri theksoi se Propozimi me kushte të reja, të pavolitshme për studentët për realizimin e subvencionit për shujtë, nuk ka qenë propozim i MASH-it por i një grupi të deputetëve dhe nuk ka arritur në Qeveri për shqyrtim që të jepet mendim.

“Deputetët e panë se kjo nuk ishte zgjidhje e mirë në këtë kohë krize. Gjatë periudhës së ardhshme unë do të jem në komunikim të vazhdueshëm me grupin e punës dhe ata do të jenë pjesë e ekipit me të cilin do të punojmë bashkërisht – edhe për zgjidhje sistemike edhe për kushte më të mirë edhe për të gjitha problemet e tjera që i kanë studentët”, tha Shaqiri.

Lidhur me kërkesën për përmirësimin e kushteve në shtëpitë studentore, ministri tha se do të shqyrtohen ku mundet të intervenohet më urgjentisht, siç tha, në gjendjet më problematike.

“Elaborova edhe se nga Banka gjermane për Politika Zhvillimore kemi projekte të fituara në vlerë prej 24 milionë denarë dhe disa shtëpi studentore janë në faza të caktuara. Në periudhën e bisedimeve me studentët do të shohim çfarë mund të menaxhohet me buxhetin e ri”, tha Shaqiri.

Related posts

KSI propozon të hiqen të gjitha masat kundër Covid, përpos maskave

Z.H

VMRO-DPMNE: Milioneri Kovaçevski gëzohet me pagën minimale dhe bën thirrje për kthim në vendlindje

Z.H

Akt vandal në Çair, dëmtohen tribunat dhe digjen stolat në stadiumin e Shkupit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More