Agjencia Zhurnal.mk.

Shangai nis më në fund daljen nga izolimi

Pas izolimit të egër të bërë qytetit për shkak të koronavirusit e pas asnjë rasti të ri në dy zonat e karantinës, autoritetet në Shangai lehtësojnë masat. Pas lehtësimit të pjesshëm të masave 666 firmave u jepen prioritet për t’u rihapur ose mbajtur aktiv funksionimin e tyre në Shangai.

 

Masat e rrepta të bllokimit u vendosën në këtë qytet kinez pasi filloi shpërthimi i rasteve të infektimit me Covid-19 në fillim të muajit mars. Bllokimi i la rreth 25 milionë banorë të qytetit të luftojnë me humbjen e të ardhurave, furnizimet e parregullta ushqimore, ndarjen e familjeve dhe kushtet e këqija të karantinës.

Autoritetet shëndetësore u shprehën sot se situata kishte filluar të ishte nën kontroll. Bllokimi i Shangai shkaktoi telashe në ekonominë e Kinës por çrregulloi po ashtu edhe zinxhirin botëror të furnizimit.

Related posts

Dhjetë ushtarë pakistanezë u vranë në një sulm të rebelëve

D V

Sulme të reja në Ishullin e Gjarprit pas ngritjes së flamurit ukrainas

Xh M

Iranianët festojnë përvjetorin e 43-të të Revolucionit Islamik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More