Agjencia Zhurnal.mk.

Shallenberg: Ballkani Perëndimor punët t’i bëjë bashkërisht, të mos presin në aderimin drejt BE-së

Shkup, 2 korrik – Vendet e Ballkanit Perëndimor të mos presin në aderimin drejt Bashkimit Evropian, kanë shumë gjera që mund t’i bëjnë bashkë, ka porositur ministri për Punë evropiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Aleksandër Shallenberg në panel diskutimin “Rivendosja e sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-së drejt Ballkanit Perëndimor” që mbahet në Ohër në kuadër të “Forumit të Prespës për dialog”.

 

Ai ka theksuar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk ka qenë jashtë nga ky rajon, duke theksuar se do të ishte mirë edhe Amerika të shtohet në Procesin e Berlinit.

“Mos prisni në aderimin. Shumë jemi të fokusuar në këtë. Ky rajon ka shumëçka tjetër të ofrojë. Kemi shumë lidhje të afërta ndërnjerëzore dhe emotive me rajonin dhe atë që e bëni në plan rajonal bile edhe pa ne, si Shengeni i vogël dhe iniciativa që ka filluar me B6 është e shkëlqyeshme dhe ide brilante”, ka thënë Shallenberg.

Ka porositur liderët të kryejnë detyrat, të mos presin atë ta bëjë dikush tjetër për ta.

“Krijuat lidhje ndërnjerëzore mes bartësve të vendimeve në rajon dhe nuk nevojitet dikush të ulet në tryezën tuaj. Lidhni këpucët vetë, bëjeni vetë atë që ju nevojitet, nuk ju duhet askush nga anësh ta bëjë këtë. Jini më kreativ, më inovativ dhe mund ta përfshijmë Ballkanin Perëndimor në BE, nuk është patjetër të presim në inkuadrimin”, ka porositur ministri austriak.

Ministri polak për Punë të Jashtme, Zbignjiev Rau aderimin drejt Unionit në mënyrë metaforike e ka lidhur me nusen tekanjoze që nuk paraqitet në dasmën e saj, duke nënvizuar se Polonia dhe Maqedonia kanë pasur zgjidhje të njëjtë, ose se nuk kanë pasur zgjidhje.

“Besojmë se bashkëpunimi i fuqishëm transatlantik dhe lidhjet me vendet që ndajnë vlerat tona bazike janë me rëndësi më shumë se kurrë. Besojmë se bashkëpunimi i fuqishëm transatlantik është me rëndësi thelbësore për të dy palët”, tha Rau.

Polonia, ka shtuar ai, shpreson se përfundimisht do të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se së shpejti do të hapet edhe një klaster me Serbinë.

Related posts

Shahpaska: Gratë duhet të jenë të barabarta edhe në vendimmarrje

D V

Analizë / A do të jetë koalicioni eventual ASH-BESA më i fuqishëm se koalicioni ASH-AAA?

Redaksia

Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë pas tragjedisë në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More