Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska – Ullman: Ne punojmë së bashku për të mbajtur të rinjtë dhe për të rritur punësueshmërinë e qytetarëve të rrezikuar

Shkup, 17 dhjetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot kishte takim me ambasadoren e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut Veronik Ulman. Në takimin e parë të ministres Shahpaska dhe ambasadores Ullmann u theksua bashkëpunimi i mirë me Zvicrën. Të dy bashkëbisedueset theksuan se vendet i lidh miqësia e sinqertë dhe respekti i ndërsjellë dhe konkluduan se marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

Ministrja Shahpaska e informoi ambasadoren e Zvicrës për projektet aktuale dhe të ardhshme në të cilat po punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke falënderuar për mbështetjen që marrim nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për projektet në fushën e rritjes së punësimit të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, si dhe të rinjve.

“Përkrahja për të rinjtë përmes Qendrës burimore rinore, të cilën e hapëm bashkërisht në Gostivar, është vendimtare në procesin e mbajtjes së të rinjve në vend. Synimi ynë në periudhën e ardhshme është që të hapim edhe dy qendra të tilla, në Manastir dhe Shtip, përmes të cilave do të vendosim një marrëdhënie të ngushtë mes të rinjve, arsimimit të tyre dhe nevojave të tregut të punës. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi në fushën e punësimit të romëve dhe përfshirja e tyre në ekonominë formale dhe duhet t’i vetëdisojmë ata për përfitimet e përfshirjes në ekonominë formale”, tha ministrja Shahpaska.

Ambasadorja Ullman shprehu kënaqësinë për projektet tashmë të realizuara dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në takim u theksua se Zvicra si një nga vendet donatore të para dhe afatgjata mbetet e përkushtuar në dhënien e realizimit të prioriteteve dhe projekteve të përcaktuara në Programin e Bashkëpunimit Zviceran me Maqedoninë e Veriut 2021-2024, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy