Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi e afrojmë tek personat e moshuar

Shkup, 22 korrik – Shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi e afrojmë tek të moshuarit në shtëpinë e tyre. Ai është krijuar në pajtim me nevojat e tyre, të individualizuara në drejtim të mbështetjes në fushën e mirëmbajtjes së higjienës personale, ushqimit, blerjes së ushqimit, sigurimit të ilaçeve për shëtitje brenda dhe jashtë shtëpisë, cilat janë nevojat themelore të të moshuarve mbi 65 vjeç, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në ndarjen e licencës për kryerjen e aktivitetit nga mbrojtja sociale, gjegjësisht për kryerjen e shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë për të moshuarit në komunën e Butelit dhe Çuçer Sandevës.

 

Kjo, shtoi ministrja, paraqet pjesë nga implementimi I reformës sociale, projekt që MPPS e punon me mbështetjen e Bankës Botërore për përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Për më tepër, ne ofrojmë angazhimin e kujdestarëve që kalojnë përmes një sistemi trajnimi, posaçërisht për këto dy komuna, 25 kujdestarë do të ofrojnë ndihmë në shtëpitë e të rriturve mbi 65 vjeç. Dhe kjo nuk është vetëm një komunë, pra dy komuna ku zbatohet ky shërbim. Ne punojmë kudo në vend me 24 komuna në gjithsej 19 projekte”, theksoi Shahpaska.

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, megjithatë, theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm për ndihmën dhe mbështetjen e të moshuarve në komunë.

Ai shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë projekte të tilla që do të plotësojnë nevojat e banorëve të komunës.

Related posts

Kujt po i pengon një marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë?

I.A

Zaev: Edhe pas rrethit të dytë të zgjedhjeve Rosomani do të mbetet komunë progresive dhe e bashkuar

D V

Protesta kundër betonizimit të Mavrovës, banorët kërkojnë shpëtim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More