Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Po ndërtojmë shoqëri që do të integrohet dhe nuk do të diskriminojë

Shkup, 7 korrik – Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet në të cilin zbatohet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit në të gjitha fushat e jetës shoqërore: mbrojtje sociale, shëndetësi, arsim, marrëdhëniet e punës dhe gjyqësor. Respektimi dhe promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut është përparësia jonë si Qeveri, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në një video fjalim në konferencën virtuale të organizuar nga koalicioni ndërkombëtar për të drejtat e barabarta, në të cilën shteti jonë është anëtar.

Për të krijuar politika dhe për të ndërmarrë veprimtari për të trajtuar diskriminimin në vend, ministrja Shahpaska theksoi dy ligjet që u miratuan kohët e fundit në vend.

“Tetorin e kaluar, ne miratuam Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili për herë të parë përcakton orientimin seksual dhe identitetin gjinor si bazë për diskriminim. Ne kemi themeluar një Trup koordinues kombëtar për mosdiskriminim dhe barazi, në mënyrë që të promovojmë konceptin e mosdiskriminimit dhe mundësive të barabarta, si dhe monitorimin e situatës në këtë fushë në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, tha ministrja.

Ajo theksoi se këtë vit, për herë të dytë, u mbajt “Parada e krenarisë”, me mbështetjen e institucioneve qeveritare dhe sektorit civil. E gjithë kjo kontribuoi që Republika e Maqedonisë të Veriut të ngjitej 12 vende më lart se vitin e kaluar, në hartën “Rainbow” në drejtim të eliminimit të diskriminimit ndaj personave LGBT në vendin tonë.

Kjo konferencë ishte përgatitje në krijimin e një strategjie globale për të drejtat e barabarta të komunitetit LGBT, në të cilën morën pjesë ministra nga vendet e tjera, si dhe organizata të shoqërisë civile

Related posts

Biznes ngjarje SUBEX – Suppliers Balkan Expo

Z.H

ASh: Të rriten edhe pagat tjera! Të sigurohet ndihmë edhe për punëdhënësit

Z.H

E goditi me grusht gjyqtarin kryesor, ky është dënimi për futbollistin dhe skuadrën e Sharrit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More