Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Ndërmarrjet sociale krijojnë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore

Shkup, 2 shtator – Këshilli ekonomik-social sot e mbajti seancën e saj të 14-të në të cilën u shqyrtua Strategjia për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut (2021 – 2023) me Planin e veprimit për periudhën e njëjtë. Anëtarët e KES-së e shqyrtuan edhe Raportin për planin e rishikuar të veprimit për formalizimin e ekonomisë joformale 2018-2020, ndërsa u shqyrtua edhe Plani i veprimit për formalizimin e ekonomisë joformale për vitin 2021-2022.

Në rendin e ditës së sotme ishte edhe Strategjia kombëtare për punësim 2021 – 2027 me Planin e veprimit për punësim 2021-2023. Raportet të cilat janë miratuar do të procesuohen deri tek Qeveria.

Në takim u theksua se me Strategjinë kombëtare për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale do të definohen qëllimet themelore dhe aktivitetet kryesore, të cilat do të krijojnë një kuadër të përshtatshëm ligjor, financiar dhe institucional për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska tha se vizioni, qëllimet dhe prioritetet e Strategjisë ndjekin orientimet strategjike të Bashkimit Evropian dhe Iniciativën për biznes social.

Në përpunimin e Strategjisë kombëtare për punësim  2021-2027 mori pjesë grupi i punës ndërministror, i udhëhequr nga MPPS, dhe u mbështet nga Organizata ndërkombëtare e punës.

Në procein e përpunimit të Strategjisë kombëtare për punësim përmes procesit inkluziv, transparent dhe gjthëpërfshirës morën pjesë ekspertë dhe të gjitha palët e cenueshme. 

Related posts

Edhe një parti turke pjesë e “Frontit Europian”, LTMDD hyn në koalicion

Xh M

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE, Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zaevit

Xh M

Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy