Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Me ligjin e ri për marrëdhënie pune ua lehtësojmë punën punëtorëve sezonalë dhe në bujqësi

Shkup, 10 dhjetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot realizoi takim me përfaqësues të Shoqatës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Në takim është folur për “Projektin për kushte më të mira për punësim të punëtorëve sezonalë përmes miratimit të vendimeve të reja ose plotësim të vendimeve ekzistuese ligjore për përdorim të zgjidhjes softuerike, ndërsa është mbështetur nga GIZ, duhet ta zbatojë Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave – QHKP – Shkup.

 

Ministrja Shahpaska në takim theksoi se çdo ndihmë është e mirëseardhur në formalizimin e ekonomisë joformale.

“Ne jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ekonomia joformale të formalizohet. E përfundojmë draftin e ligjit të ri për marrëdhënie pune i cili mundëson mbrojte më të madhe të të drejtave të punëtorëve, veçanërisht në pjesën e punës sezonale, gjegjësisht punëtorët sezonalë. Në të janë paraparë dispozita të cilat mundësojnë që punëdhënësi me pagesën e kontributeve në periudhën e dimrit të sigurojë fuqi të kualifikuar të punës nga sezoni paraprak, për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, punëtorët sezonalë do të kenë siguri në periudhën në të cilën nuk shkojnë në punë”, tha Shahpaska.

Sipas përfaqësuesve të GIZ, me rëndësi të veçantë është ngritja e vetëdijes te punëtorët që ata të fillojnë ta përdorin sistemin elektronik për regjistrim të punëtorëve sezonalë në bujqësi, gjegjësisht të grupeve më të ndjeshme të qytetarëve. Me regjistrimin formal të punëtorëve përveç që zgjidhet statusi i tyre, fermerët dhe ndërmarrjet bujqësore do t’i ndjejnë përfitimet nga puna e regjistruar. Në këtë mënyrë do të ulet angazhimi joformal në punë.

Me “Projektin për kushte më të mira për punësim të punëtorëve sezonalë pritet përforcim i kapaciteteve të institucioneve publike dhe ministritë kompetente dhe përforcim të bashkëpunimit mes institucioneve dhe integrimin e bazave të të dhënave nga më shumë institucione publike me qëllim të evidentimit më të mirë dhe ndjekjes së situatave.

Ky projekt përfaqëson vazhdim të Projektit – Rritje e mundësive për punësim të punëtorëve sezonalë në rajonin e Evropës Juglindore në vitin 2019 dhe 10/2020, që gjithashtu e zbatoi GIZ dhe Aleanca Nacionale për Zhvillim Lokal Ekonomik nga Republika e Serbisë, CIKP – partner lokal.

Related posts

ZZHIT: Rritje stabile e aktiviteteve ekonomike në zona – kuartali i tretë më i lartë në katër vitet e fundit

D V

Pensionet private, 32 mijë kontribuues në mesin e këtij viti

D V

Prezantimi i projektit evropian për ekonomi rrethore – Cinderela

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More