Agjencia Zhurnal.mk.

Shahpaska: Deri në nëntor është realizuar 85 për qind e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim

Shkup, 3 nëntor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot pati takim pune me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri në të cilin u prezentua një raport për realizimin e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim për këtë vit, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

 

Pjesa më e madhe e programeve aktive dhe masave të punësimit, siç thonë nga MPPS, edhe këtë vit janë atraktive për qytetarët dhe interesi për ta është i madh. Që këtu, është konstatuar se, deri sot rreth 85 për qind të Planit Operativ tashmë është realizuar ndërsa në periudhën e ardhshme shtesë do të intensifikohet implementimi i tij.

“Masat të cilat dalin nga Plani operativ e nxisin ekonominë të hapë vende të reja pune. Si Qeveri dhe Ministri, pikërisht kjo ishte qëllimi ynë. Me zbatimin e masave dhe programeve të Planit operativ është duke u rritur punësimi i personave të papunë dhe mundësohet hyrje më e lehtë në tregun e punës”, ka thënë ministrja Shahpaska.

Ajo paralajmëroi se është përgatitur një Plan operativ i rishikuar me të cilin për masat më tërheqëse, siç janë mbështetja e vetëpunësimit, subvencionimit të pagave si edhe për pilot masën e re për subvencionimin e pagave në sektorin e tekstilit, për çka janë siguruar 284 milionë denarë. Interes i madh, theksojnë nga Ministria, ka edhe për trajnimin për zhvillimin e aftësive digjitale, si edhe për drejtuesit e automjeteve të kategorisë C dhe D.

Në takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të UNDP-së të cilët punojnë në implementimin e një pjese të masave, është konstatuar se Agjencia e Punësimit duhet të përgatisë analizë e cila do të dëshmojë se cilat masa të PlanitOperativ duhet të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm.

Related posts

ASH nesër do të shkarkon Skender Rexhepin-Zejd nga grupi parlamentar, Rexhepi: Vet do të jap dorëheqje

Redaksia

Ndahen certifikatat për këshilltarët e rinj të Dibrës

D V

Zaev: Përpiqemi që shoqëria jonë t’i pranojë në tërësi politikat për afirmimin dhe përfshirjen e gjuhës së shenjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More