Agjencia Zhurnal.mk.

Shabani: Inkurajojmë pjesëmarrje në Horizont Evropa, ajo është mundësi për bashkësinë e biznesit

Shkup, 31 gusht – Me rëndësi të jashtëzakonshme është integrimi i shtetit në sferën evropiane hulumtuese, arsimore dhe inovative përmes Programit të ri Horizont Evropa. Për këtë është e rëndësishme që Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut është koordinator i projektit në të cilin janë të përfshirë shtatë partnerë nga shumë shtete evropiane. Në këtë mënyrë do të krijohen mjete të reja për përsosje të aftësive tashmë të fituara për efikasitet energjetik të kuadrit ekzistues dhe të ardhshëm në industrinë ndërtuese.

 

Këtë sot e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, në paraqitjen e tij në Konferencën “Si deri në aftësi të dukshme, të vlefshme, të vlerësuara dhe të qëndrueshme për efikasitet energjetik në ndërtimtari”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas Shabanit, pjesëmarrja në Horizont Evropa sjell përfitime multiplicinare – jo vetëm për pjesëmarrësit direkt në projekte, por edhe për krijuesit e politikave, agjencive për inovacione dhe palët e tjera të prekura të cilët marrin pjesë në aktivitete të ndryshme në këtë, program evropian kornizë më të madhin deri më tani.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës e inkurajon bashkësinë e biznesit, qendrat hulumtuese dhe universitare, si dhe individët të konkurrojnë për financimin e projekteve të tyre, me çka kanë mundësi që të bashkëpunojnë me partnerë të cilët janë të dëshmuar në sferat e tyre të veprimit dhe nga të cilët mund të mësojnë shumë”, theksoi Shabani.

Zëvendësministri Shabani theksoi se programi Horizont Evropë jep impuls plotësues në investimin në shkencë dhe hulumtim, si një nga përcaktimet strategjike të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Për rritjen e dukshmërisë së programit të ri evropian, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës informojnë se organizon 10 info-ditë, ku aplikuesit potencialë morën informacione për të gjitha risitë dhe mundësitë për financim.

Gjithashtu, siç njoftuan në kumtesë, në kuadër të programit janë hapur thirrje për bursa pas doktoraturës dhe rrjetëzim të doktorantëve përmes Mari Skllodovska Kiri aksioneve për lëvizje.

Related posts

Minçev: Nuk kemi dobi nga njohja e “pakicës bullgare” në Maqedoninë e Veriut

Z H

Serava bëhet me 780m2 asfalt të ri

Z H

Edicioni elektronik dhe i shtypur i gazetës zyrtare prej nesër me vlerë juridike të barabartë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More