Agjencia Zhurnal.mk.

Sfidat e Shqipërisë drejt integrimit evropian, Gjonaj takim me Zingraf

Nënkryetare e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

 

Në fokus të takimit, ishte reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjonaj, thekson se Gjermania mbështet Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe integrimin evropian.

“Gjatë takimit, pasi shpreha falenderimet dhe mirënjohjen ambasadorit gjerman për bashkëpunimin, ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për sistemin e drejtësisë, diskutuam në veçanti mbi bashkëpunimin në kuadër të veprimtarisë së Komisionit të Integrimit për përballjen e sfidave që na presin në rrugën drejt integrimit evropian”, shprehet ajo.

Related posts

“Ja si të parandaloni Covid-in”! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e epidemiologes amerikane që punon në Shqipëri

Lea Muslija

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, Rusia e “kërcënon”: Bëtë atentat territorial

Redaksia

Nikolla pret ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More