Agjencia Zhurnal.mk.

Sezoni turistik në Shqipëri, 42 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore

Më shumë se 42 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas, afër zonave turistike, pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon në 29 qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje nga veriu në jug.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli në vëmendje punën e kryer nga ekipet shëndetësore përgjatë sezonit veror.Sipas saj, shërbimi do të vijojë në qendrat shëndetësore verore të zonave bregdetare deri më 15 shtator.

Falë këtij shërbimi, qytetarët janë trajtuar në kohë dhe me cilësi, duke shmangur edhe fluksin në spitale, ndërsa për çdo emergjencë është bërë koordinimi nga Urgjenca Kombëtare, me autoambulancat e dedikuara afër zonave turistike.

Qendrat shëndetësore verore u hapën në 15 qershor, ku për herë të parë u përfshi edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me COVID-19, për një sezon turistik të sigurt. Në këto qendra shërbejnë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë. 

Related posts

Nga New Yorku në Prishtinë/ Rama viziton nesër Kosovën, zbardhet axhenda

D V

Shqipëria siguron pilulën kundër COVID-19

D V

SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pasuritë kulturore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More