Agjencia Zhurnal.mk.

Sermaxhaj parashikon derbin e madh të Anamoravës, ka disa fjalë edhe për stadiumin e takimit

 

Në një bisedë për Gazeta “Sheshi”, analisti i futbollit Sami Sermaxhaj, ka thënë se ky është njëri ndër derbit e vetë që ka mbetur në Kosovë.

“Fatëkeqësisht përmballja Drita – Gjilani është një nga derbit e vetëm që kanë mbetur në Kosovë, të dy klubet qoft në aspektin sportive njëashtu edhe atë financiar kanë një organizimi që duhet të merren si model edhe nga klubet tjera”, ka thënë ai.

Sa i përket parashikimit të rezultatit, Sermaxhaj ka pohuar se derbit janë të paparashikuar, posaqërisht kur merren përbazë që të dy ekipet në përbërjet e tyre kanë shumë kualitet.

“Kështu që Drita ka lojtarë kualitativ por edhe me shumë energji, kurse Gjilani ka lojtarë kualitativ me shumë përvojë. A do të fitojë kualiteti + energjia (Drita) apo kualiteti + përvoja (Gjilani) mbetet të shihet, parashikoj rezultat të barabartë me gola (1:1 apo 2:2)”, shtoi ai.

I pyetur në qoftë se do të ketë ndryshim ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, profesori universitar tha se të zhvilluarit e ndeshjes në Fadil Vokrri është përparësi për të dy ekipet të zhvillojnë futboll teknikisht dhe taktikisht më të rrjedhshëm.

“Normalisht që derbin e zbehë edhe numri I kufizuar I shikuesëve, dhe mendojë që padrejtësisht përsonave që janë të vaksionuar i mohohet pjesëmarrja në stadium. Kufizimi duhet të vlejë vetëm për përsonat që nuk dëshmojnë vaksionimin”, përfundoi ish-trajneri.

Drita do të jetë nikoqire e Gjilanit të dielën, kur do të zhvillohet takimi me fillim nga ora 15:00.

Related posts

Heronjtë pa ditëvdekje

Z.H

Klima e përkeqësuar ndaj investimeve amerikane dhe Reforma në Drejtësi

D V

Rasti diskutabil me karton të kuq në takimin Gjilani – Dukagjini, sistemi VAR në Kosovë, flet ish-gjyqtari i njohur

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More