Agjencia Zhurnal.mk.

Sërish tensione në Kuvend, deputetët demokratë përplasen me Gardën

Sërish tensione në Kuvend. Grupi i deputetëve të ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me Gardistët  në hyrje të Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare. Deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi nuk janë lejuar të futen në ambientet e Kuvendit, pasi kujtojmë se ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për shkak se udhëhoqën kaosin në Parlament teksa mazhoranca votonte buxhetin e 2024-ës.

Mes të përjashtuarve ishin dhe deputetët Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu, e Luan Baçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media është shprehur se Kuvendi është marrë nga Garda dhe se ky rast nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

Related posts

Miratohet marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe projekt-ligji për Zonat e Mbrojtura

Xh M

Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

Xh M

Protestat japin efekt, jo investimeve të huaja në Bundesligë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy