Agjencia Zhurnal.mk.

Sërish ndjehet tërmeti në Dibër

Shkup, 30 tetor – Nuk qetësohet toka në Shqipëri, në pjesën kufitare drejt Maqedonisë së Veriut, në afërsi të Dibrës. Pas serisë së djeshme të tërmeteve, pasdite në distancë kohore prej disa minutave janë regjistruar dy dridhje me epiqendër në Bulqizë, rreth 30 kilometra nga Dibra.

 

Në ora 14 e 25 minuta u regjistrua tërmet me intensitet prej 3,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej dy kilometrave. Së shpejti pastaj u regjistrua edhe një dridhje me fuqi më të dobët.

Për shkak të afërsisë, edhe këto tërmete i kanë shqetësuar dibranët.

Pas tërmetit të djeshëm në ora 8 e 10 minuta me fuqi prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ata prapë i braktisën shtëpitë.

Related posts

Shkarkohen drejtorët e REK Manastir dhe REK Osllomej, për u.d. emërohen Pece Matevski dhe Stojan Mickoski

Z H

Kandidati VMRO-së Darko Kostovski kundër rregullimit urbanistik në lagjet shqiptare të Butelit ?!

Redaksia

Presidenti Meta viziton Universitetin e Palermos: Djep i dijes dhe i traditës së kultivimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More