Agjencia Zhurnal.mk.

Serie A/ Ac Milan parakalon Interin si klubi më i vlefshëm, Leao më i shtrenjti

Portali për vlerësimin e futbollistëve, ka bërë rifreskimin e çmimeve të lojtarëve nga gati të gjitha ligat, e së fundmi edhe për lojtarët e ekipeve të Serie A. Kështu, ekipi i Milanit tani është klubi më i vlefshëm në gjithë ligën italiane, duke parakaluar Interin që deri tani mbante pozitën e parë, informon Zhurnal.

 

Rritje të konsiderueshme të vlerave te Ac Milan kanë shënuar Pierre Kalulu i cili dje vazhdoi kontratën me Milanin deri në vitin 2027. Pierre Kalulu vlente 28 milion euro ndërsa tani ai vlenë 35 milion euro, që shënon rritje prej 7 milionëve.

Mateo Gabbia gjithashtu ka shënuar rritje dhe tani kushton 7 milion euro.

Ismael Bennacer gjithashtu nga 33 milion shkon në shifrat e 40 milion eurove.

Tommaso Pobega gjithashtu shënon një rritje të vogël, dhe nga 16 milion euro shkon në 18 milion.

Lojtari më i vlefshëm te Ac Milan është xhevahiri portugez Rafael Leao i cili shënon një ngritje prej 15 milion eurove, nga 70 milion sa vlente deri tani, tani kap vlerën e 85 milion eurove. Kështu, Leao parakalon edhe serbin Dushan Vllahoviç.

Rënie të çmimeve kanë regjistruar lojtarët si Ante Rebiç i cili tani kushton 13 milion euro, Divock Origi 10 milion dhe Saelemaekers 15 milion.

Të pandryshuara ngelen çmimet e Mike Maignan (35m), Fikayo Tomori (50m), Theo Hernandez (55m), Calabria (25), Tonali (50), De Ketelaere (30).

Vlera totale e Ac Milan shënon 569,05 milion

Kalojmë te Interi

Në krahasim me Milanin, Interi kap vlerën e 556 milion eurove.

Te Interi rritje të vogël ka shënuar portjeri Andre Onana, nga 12 në 14 milion. Më pas Dimarco ka shënuar rritje në 25 milion dhe Dumfries në 28 milion euro. Të tjerët ose nuk kanë ndryshuar vlerë use u janë ulur vlerat, informon Zhurnal.

Duke filluar Milan Skriniar i cili ka regjistruar ulje të vlerës për 5milion dhe tani kushton 60 milion euro. Vlera e Bastoni gjithashtu nga 60 milion ulet në 55 milion ndërsa ulje të njejtë ka shënuar edhe De Vrij i cili tani kushton vetëm 15 milion euro. Kujtojmë se De Vrij në vitin 2020 kapi shifrën e 60 milion eurove.

Marcelo Brozoviç gjithashtu ka shënuar rrënie dhe tani kushton 35 milion euro.

Ulje kanë shënuar edhe Gagliardini (6.5m), Gosens (18m) Joaquin Correa (20m) dhe Romelu Lukaku (55m) Lukaku kishte vlerën e 70 milionëve por dëmtimi e largoi nga fusha e gjelbërt për disa muaj.

Ndryshime në vlerë nuk kanë pësuar fare lojtarët si Lautaro Martinez i cili kushton 75 milion euro. Calhangolu (35m), Barella (70m), Asllani (12m).

Si klubi i tretë më i vlefshëm në Serie A është Napoli me vlerë të përgjithshme 539.8 milion euro.

Te Napoli spikatin lojtarët si Alex Meret (13m), Anguissa (38m), Lobotka (30m), Kvaratshkhelia (60m), Raspadori (35m), Osimhen (70m).

Rritjen më të madhe e ka shënuar gjeorgjiani Kvaratshkhelia i cili nga 35 milion vlerë në muajin shtator, gati ka dyfishuar vlerën e tij në 60 milion. Gjeorgjiani po shkëlqen në ekipin napoletan si në Itali ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, informon Zhurnal.

Sa i përket zonjës së vjetër, Juventus tani vlenë vetëm 452 milion euro.

Rritje të çmimit te Juventus kanë shënuar vetëm Rabiot (18m), Fagioli (8m) dhe Soule (4m), të tjerët ose nuk kanë ndryshuar vlerë ose kanë shënuar ulje pas situatës së vështirë që po kalon Juventusi.

Serbi Dushan Vllahoviç tani renditet si i dyti më i shtrenjti në Serie A, i cili është parakaluar nga Leao. Vllahoviç tani kushton 80 milion euro.

Moise Kean gjithashtu ka shënuar ulje të vlerës në 20 milion, Frederico Chiesa në 60 milion, McKennie në 21 milion euro, Pogba në 35 milion euro, Paredes në 15 milion, Danilo në 12 milion dhe Szczesny në 13 milion.

Te Roma lojtari më i vlefshëm është Tammy Abraham me vetëm 45 milion euro, së bashku me Lorenzo Pellegrini i cili gjithashtu vlenë 45 milion./Zhurnal.mk

Related posts

Botman vazhdon të mbetet prioritet për Milan

Z.H

Golden State Warriors, kampionët e rinj në NBA – mposhtin Bostonin edhe në ndeshjen e gjashtë finale

Lea Muslija

Federer paralajmëron pensionimin? “Nëse nuk je në formën më të mirë, më mirë të ndalosh së luajturi”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More