Agjencia Zhurnal.mk.

Sergio Reguilon sqaron veprimin e tij heroik në ndeshjen Newcastle – Tottenham

Mbrojtësi i majtë i Tottenhamit, Sergio Reguilon zbuloi se i tha gjyqtarit të ndalonte lojën ndërsa ai shpjegoi veprimin heroik të tij në St James ‘Park.

 

Në fund të pjesës së parë, loja mes Newcastles dhe Spurs u ndërpre për shkak të një urgjence mjekësore.

Më vonë doli që një tifoz ishte rrëzuar dhe ishte dërguar në një spital lokal.

Por, veprimi i shpejtë nga Reguilon ishte absolutisht vendimtar. Me atë që ndodhi në tribunën lindore në anën e majtë ku ai po luante, ish-lojtari i Real Madridit paralajmëroi gjyqtarin Andre Marriner.

“Ne dëgjuam tifozët të bërtisnin”, deklaroi Reguilon për Sky Sports.

“Pashë një djalë të shtrirë dhe ishte shumë i stresuar. Shkova te gjyqtari dhe i thashë ‘ne duhet të ndalemi, nuk mund të luajmë kështu’.

“Tani, mendoj se ai është mirë? Kjo është më e rëndësishme se gjithçka”.

Pas kthimit në fushë për të luajtur minutat e fundit të pjesës pasi lojtarët u nxorën nga fusha, Reguilon u duartrokit me zë të lartë nga tifozët e Newcastle në një moment të mrekullueshëm.

Ai kishte merita të mëdha për veprimet e tij heroike dhe po ashtu edhe shoku i skuadrës Eric Dier, me të dy të emëruar si heronjtë e kësaj ndeshje.

Pasi kuptoi se diçka nuk ishte në rregull, Dier vrapoi në anën tjetër të fushës dhe me nxitim i kërkoi mjekut të merrte një defibrilator. 

Related posts

Pesë befasitë taktike që Gareth Southgate mund të përdor në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë

D V

Formacionet zyrtare: Reali synon të forcojë kreun në sfidën ndaj Bilbaos

D V

Sërish Mbappe, PSG dyfishon epërsinë

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More