Agjencia Zhurnal.mk.

“Serbet vrasin njëri tjetrin e fusin shishe në prapanicë vetëm të fajësojnë shqiptarët”

Shkup, 4 nëntor – Dezinformimi dhe propaganda që përdor Rusia e Serbia karshi Kosovës kanë për qëllim dëmtimin e saj në skenën ndërkombëtare. Pra, përpos përpjekjeve diplomatike këto dy shtete mike Rusia e Serbia me çdo kusht tentojnë edhe përmes prodhimit të lajmeve të rreme me një propagandë të rrezikshme të dëmtojnë imazhin e shtetit të pavarur, Kosovës. Propaganda serbe, rastin në Pejë ku ishte rrahur një e moshuar shqiptare e paraqesin si “maltretim ndaj të moshuarës serbe nga një shqiptare”. Kjo flet qartazi se propaganda serbe është aktive dhe nuk humbë asnjë rast që ndodhë në Kosovë për të prodhuar lajm të rremë vetëm e vetëm që ta paraqesin Serbinë si viktimë përballë faktorit ndërkombëtarë. Serbet janë në gjendje të vrasin njëri tjetrin vetëm që të akuzojnë se i kanë vrarë shqiptarët e Kosovës, shkruan Zhurnal.

 

Beogradi po e dëshmon sërish atë që ka dëshmuar gjithmonë, se është prodhuesi më i madh i propagandës dhe lajmeve të rreme, për arritjen e qëllimeve të tyre që nuk përkojnë me demokracinë, paqen dhe stabilitetin, nuk kanë zgjedhur as forma as mjete.

Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve. Rastet e tilla janë ende të freskëta për ne, kujtojmë rastin “Panda” ku u vranë gjashtë të rinj serbë, nga vetë forcat serbe dhe për këtë u akuzuan shqiptarët, ky rast më së miri dëshmon që propaganda serbe vazhdon deri në pa kufi, dhe është e pa imagjinueshme.

Rast i fundit ishte videoja e cila u shpërnda dhe bëri bujë në gjitha mediat dhe rrjetet sociale, ku një e moshuar rrahet në shtëpi të të moshuarave, ndonëse viktima ishte shqiptare, madje nëna e dëshmorit e luftëtarit të UÇK-së, mediat serbe kanë raportuar se ajo është serbe dhe po keqtrajtohet nga një shqiptare.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” është titulli që bart një artikull i gazetës “ALO” gjersa medium tjetër serb “N1”, raporton rastin, por duke mos kundërshtuar përkatësinë shqiptare të së moshuarës.

Propaganda serbe përtej imagjinatës, njerëzores dhe racios-

Kur serbi futi shishen në prapanicë, për të fajësuar shqiptarët në Gjilan, ky është rast që flet për propagandën e egër antishqiptare, që janë në gjendje të bëjnë një akt vandaloz antinjerëzor e jashtë çdo logjike të shëndoshë vetëm që të fajësojnë shqiptarët.

Bajram Kadriu,  gjyqtar i Qarkut në Gjilan, më 1 maj 1985 u thirr nga Policia në Livoq të Gjilanit, pasi iu tha se “kur Gjorgje Martinoviçi ishte duke mbjellë fasule, shqiptarët i kishin futur një shishe në prapanicë”. Për rrjedhojë, Martinoviçi kishte përfunduar në spitalin e Gjilanit.

“Në vendin e ngjarjes, në distancë më tepër se 10 metra, vërejtëm një dru të hollë të ngulur në tokë dhe disa copa të thyera të shishes. Konstatuam që në atë pjesë të arës, afër atij druri dhe copave të mbetura të shishes, nuk kishte ndonjë gjurmë këmbësh të tjera përveç gjurmëve të personit që e kishte kryer atë akt vandal”.

Kadriu kishte dëshmi të shumta, madje edhe dëshminë e Martinoviçit në dhomën e Spitalit, ku ai pranonte se ia kishte futur vetes shishen, mirëpo kërkonte që këtë mos ta kuptonte bashkëshortja e tij.

Mirëpo, edhe përkundër të gjitha dëshmive dhe fakteve konkrete se veprën e ka bërë vetë personi, në fund fitoi propaganda antishqiptare serbe. Më 1990, Gjykata e Dytë Komunale në Beograd, shpall që ndaj atij ishte ushtruar dhunë! Ky proces në fakt ishte edhe fillimi i shkatërrimit definitiv të Jugosllavisë.

Propaganda ruse ndihmon atë serbe përmes mediave

Përveç luftës politike e diplomatike, sipas KIPRED-it, Rusia vazhdon të sfidojë Kosovën edhe përmes propagandës dhe përmbajtjes së rreme, të prodhuar nga mediat e kontrolluara nga Qeveria ruse, krejt kjo në dobi të shtetit të tyre mik, Serbisë.

Monitorimi i të dhënave të KIPRED-it tregon se nga 1 qershori deri më 15 gusht, 2021 janë publikuar 500 lajme me media që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën, ku 96 prej tyre kishin përmbajtje me dezinformata. Sputnik Serbia, Sputnik International dhe Russia Today (RT), sipas KIPRED-it, janë mediat me numrin më të madh të dezinformatave të botuara. /Zhurnal.mk

Related posts

Petkov: Edhe Maqedonia e Veriut mund të përfitonte nga propozimi francez

Z.H

Mickoski: Unë propozova Afrim Gashi të bëhet kryeministër, por BDI dhe LSDM refuzuan

Z.H

Maqedonia e Veriut uron 75 vjetorin jubilar të UNESKO-s

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More