Agjencia Zhurnal.mk.

Serbët po i përkrahin edhe kriminelët e tyre në Veri, pse opozita kosovare të mos e përkrahë më qartë policinë speciale?

Prishtinë/Mitrovicë, 13 Qershor – Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it.

Bëhet fjalë për Milun Milenkovic- Llune, që sipas Sveçlës, ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Serbët e veriut kanë reaguar si zakonisht kur arrestohen bashkëkombasit e tyre të dyshuar për akte kriminele, shkruan Zhurnal.

U dalin në mbrojtje në mënyra të ndryshme dhe kështu ishte edhe kësaj radhe, kur gjatë arrestimit të Milenkovic-Llune janë lënduar lehtë dy zyrtarë policorë.

Sulme ndaj policisë speciale, nuk kursehen as gazetarët

Edhe ragimi i tyre ndaj gazetarëve ka qenë tashmë i zakonshmi, duke i penguar dhe sulmuar në forma të ndryshme.

Madje në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari Fatlum Jashari, kameramani Blend Thaçi, si dhe shoferi, Enis Sherifi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Sipas mediumit, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje, e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për të satën herë, duke theksuar se vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu dhe duke u bë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira, shkruan Zhurnal

Vetëm nën shoqërimin e policisë gazetarët u janë afruar protestuesve në një perimetër të sigurt, pasi nuk po preferohet të shkojnë krejt afër tyre.

A duhet marë lakmi këtyre veprimeve të serbëve? Sigurisht që jo! Ato janë veprime që duhet dënuar në të gjitha format.

Opozita kosovare të bëhet më e gjallë në përkrahje të asioneve legjitime të policisë

Por një paralele mund të tërhiqet. Përderisa serbët po përdorin të gjitha format për të mbrojtur edhe kriminelët e tyre që kanë sulmuar KFOR-in, parashtrohet pyetja a duhet të bëhet pak më e gjallë opozita në Kosovë? Bile në kësi lloj momentesh të dalë me përkrahje më të qartë për aksionet policore që kanë për qëllim luftën kundër krimit. Një solidarizim më i fuqishëm gjithsesi se është i nevojshëm.

Nëse NATO dhe KFOR-i u kanë ndihmuar kosovarëve të realizojnë ëndërrën e tyre për pavarësi, institucionet kosovare, para së gjithash policia, kanë obligim të arrestojnë dhe të dënojnë secalin që ngre dorë mbi KFOR-in dhe NATO-n. Këtë e ka bë edhe sot duke arrestuar kriminelin e dyshuar, Lune. Kjo nuk është politikë antiperëndimore, kjo është politika më e mundshme properëndimore që mund të ekzistojë. Opozita kosovare në kësai soj rastesh duhet të jetë më active, se përndryshe do krijojë përshtypje për vetveten se nuk është në të vërtetë properëndimore, diçka për të cilën akuzon Qeverinë, shkruan Zhurnal. Partitë e Qeveritë janë kalimtare, kurse shteti dhe institucionet e tij janë diçka që duhet të angazhohemi të mbeten të përhershme. Padyshim se policia dhe gjyqësia janë ndër shtyllat e çdo shteti. Nëse sot tolerohet Lune, që të mos pezmatohen përkrahësit e tij, nesër edhe dikush tjetër do të bëjë vepra kriminele, me shpresë se do të tolerohet. Policia e Kosovës, si në çdo vend tjetër, ua ka borxh qytetarëve të Kosovës të ju garantojë jetë të sigurt, duke përdorë të gjitha mjetet ligjore. Borxh për t’i mbrojtur nga kriminelët nuk ua ka vetëm qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre turq, boshnjakë, serbë… Veçanërisht qytetarëve serbë të cilët herë publikisht, e herë fshehurazi flasin për kërcënimet e maltretimet që përjetojnë nga “kriminelët e tyre”, shkruan Zhurnal.

Dallimet politike janë legjitime. Opozita le të vazhdojë t’i “bie” me argumente politike qeverisë Kurti edhe më shumë edhe më fortë se sa i bien deri tani. Por kur është në pyetje funksionimi i shtetit ligjor, qasja duhet të jetë e përbashkët. Askush nuk guxon të tolerohet. As Veriu, as Jugu, as Lindja e as Perëndimi i Kosovës. 24 vite jetë në liri nuk janë vetëm përfitim, por edhe obligim për të zbatuar ligjin./ Zhurnal

Related posts

Osmani uron presidentin e Indonezisë

Xh M

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Për të caktuar termin për pasaportë nuk funksionojnë as linjat telefonike e as web faqja

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy