Agjencia Zhurnal.mk.

Serbët nga Kumanova votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Kumanovë, 17 dhjetor  – Serbët nga Kumanova sot në Klubin e veteranëve të rezervës votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 54, Zoran Kovaçeviq në deklaratë për MIA-n thotë se zgjedhjet zhvillohen pa probleme dhe se vendvotimi është hapur në orën 7.

“Në këtë vendvotim deri më tani kanë votuar 246 nga gjithsej 420 votues të regjistruar, që është rreth 58 për qind pjesëmarrje. Është mirë e organizuar, kushtet janë të mira, gjithçka është në rregull dhe presim pjesëmarrje të madhe deri në fund të ditës së zgjedhjeve”, deklaroi Kovaçeviq.

 Në Serbi sot mbahen zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Vojvodinës, si dhe zgjedhjet lokale në 65 komuna dhe qytete, përfshirë edhe Beogradin. Këto janë zgjedhjet e 14-ta parlamentare në Serbi që nga vendosja e sistemit shumëpartiak dhe të nëntat e jashtëzakonshme. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy