Shkup, 23 gusht – Në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), sot u promovua fushata “Ne jemi Evropë” nën organizim të SÇE-së dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Karvani i fushatës do të përfshijë tetë qytete me më shumë tema edhe atë Shkupin, ku tema do të jetë ekonomia, Strumicë – punë dhe politikë sociale, Prilep, bujqësi, Manastir – kulturë, Ohër – turizëm, mjedis jetësor, Tetovë – rini, Shtip infrastrukturë dhe Kumanovë – energjetikë.
“Ngjarja e parë është në Shkup më 30 gusht dhe ta hapë kryeministri Dimitar Kovaçevski”, informoi zëvendëskryeministri Bojan Matiçiq në promovimin e sotëm të fushatës në hapësirat e SÇE-së.
Aktivitetet, shtoi ai, do të përfshijnë vizita, takime me grupe të interesit që janë të interesuar të pyesin konkretisht për temën dhe në përgjithësi për procesin e anëtarësimit.
“Në çdo qytet do të mbahet edhe tribunë që do të jetë e hapur për prani të të gjithë qytetarëve”, tha zëvendëskryeministri.
Ai informoi se fushata është në kuadër të përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të përmbushur qëllimet strategjike dhe për t’i afruar qytetarët drejt eurointegrimeve.
“Qëllimi i këtyre ngjarjeve është të prezantohen përfitimet, reformat e nevojshme dhe mënyrat se si anëtarësimi në Bashkimin Evropian do ta mbrojë dhe forcojë identitetin maqedonas”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.