Agjencia Zhurnal.mk.

Senati amerikan konfirmon emërimin e Jeffrey M. Hovenier ambasador të SHBA-së në Kosovë

Në korrik të këtij viti, ishte emëruar si ambasador nga presidenti Amerikan Joe Biden, kurse sot, Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Republikën e Kosovës.

 

Këtë emërim e ka mirëpritur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila i uroi mirësjeardhje ambasadorit të ri.

“Lajm i mirë nga Senati i SHBA. Jeffrey Hovenier emërohet si Ambasador i Amerikës në Kosovë. Mirë se erdhe në Kosovë, zoti Hovenier! Mezi presim të mirëpresim përsëri një mik të vërtetë të vendit tonë, në një përgjegjësi të re, të rëndësishme”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Hovenier, i cili zëvendëson ambasadorin Philip Kossnet, kishte dhënë kontribut të çmuar në konferencën e Rambujes për Kosovën.

Ambasadori i ri amerikan Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Hovenier, pas nominimit për ambasador, kishte deklaruar se prioriteti i tij do të jetë vazhdimi i mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.

Related posts

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Z H

Osmani bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, konfirmohet mbështetja për shqiptarët

D V

Haxhiu: Në Skenderaj fitoi lakmia, ata që ia humbën mundësinë Bekim Jasharit duhet të jenë të pikëlluar dhe kokë ulur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More