Shkup, 24 dhjetor – Ish deputeti dhe analisti politik Imer Selmani, sot në Utrinski Brifing tha se me Bullgarinë janë shumë gjashtë muaj për t’u gjendur një zgjidhje dhe se “komoditeti” i presidentit Pendarovski nuk duhet të pranohet, përcjellë Zhurnal.
Sipas tij, edhe opozitës i konvenon të zgjidhjet kontesti me Bullgarinë dhe kur të vijë në pushtet të mos e ket një dert mbi kokë.
“Edhe opozitës i konvenon të zgjidhet problemi me Bullgarinë, të mos i ngelet një problem mbi kokë. E nëse vjen në pushtet opozita të meret me problemet tjera në shtet. Vështirë se do të gjejmë fuqi të përballemi me problemet tjera në hstet, reformat në gjyqësi, krizën ekonomike nëse mbi kokë na qendron problemi me bullgarinë”, thotë Selmani.
Sa i përket Zaevit, ai shprehet se Zaev do të lë gjurmë në shtetin tonë. Ai do të mbahet mend për guximin dhe vendosmërinë, thotë Selmani.
“Zaev do të lë shenjë të thellë në shtetin tonë. Do të kujtohet për guximin dhe vendosmërinë. Zgjidhaj e problemit me Greqinë. Zgjidhaj e marrdhënieve ndëretnike me një konstantë. Do të mbahet edhe për shumë lëshime, gafe, deklarata të shpejtuara por edhe për guximin për dorëheqje të cilën e dha dy vite e gjysmë para skadimit të mandatit. Ka sjellë shumë gjëra, kryeministri i parë me stil të ri të komunikimit në opinion. Njoh njerëz nga Saraji, qytetarë të thjeshtë të cilët kanë komunikuar me të, ka vendosur standarde të reja, kritere të reja”, thotë Selmani.
Sa i përket Kovaçevskit, Selmani shprehet se e njeh që kur ka qenë në A1 dhe Telekom./Zhurnal.mk