Agjencia Zhurnal.mk.

Selmani: Në autostradën Tetovë-Gostivar shteti zhvat qytetarët

Shkup, 11 korrik – Në gjysmën e parë të vitit 2021 vetëm në rajonin e Pollogut, janë shqiptuar 3320 dënime për tejkalim shpejtësie. E pjesa më e madhe e tyre janë shqiptuar në autostradën Tetovë-Gostivar.

 

Sipas profesorit për siguri Bashkim Selmani, kjo autostradë nuk plotëson asnjë kusht edhe nuk është e drejtë që qytetarët të paguajnë për të vozitur deri në 120 kilometra në orë edhe nëse vozisin me atë shpejtësi ata të dënohen për tejkalim shpejtësie.

“Fatkeqësi është se është ndërtuar në tokat tonë dhe shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë, ndërsa pagesa bëhet për 120 kilometra në orë, pra në këtë rast bie në kundërshtim me legjislacionin i cili e ka lejuar shpejtësinë në autostradë me 120 kilometra me standarde ndërkombëtare, ndërsa është kufizuar me 80 kilometra në orë, pra bie në kundërshtim me kodeksin etik të rrugëve nacionale edhe rrugëve ndërkombëtare. Faktikisht kjo bën pagesën dhe zhvatjen e qytetarëve si rrugë ndërkombëtare edhe nuk ka asnjë standard për rrugë regjionale”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Sipas Selmanit në rajonin e Pollogut shteti me sanksione nuk mundohet që të edukoj pjesëmarrësit në komunikacion, por e ka për qëllim që të mbush arkën e shtetit.

“Në rajonin e Pollogut masa e dënimit duhet të ketë karakter riedukues dhe socializues për kundërvajtësit por më tepër këtu shihet në aspektin politik, por vet shteti në Maqedoninë Perëndimore bën përpjekje që të mbush buxhetin e vet dhe bie në kundërshtim me faktorët ndikues që ndikojnë në fatkeqësitë në komunikacion. Nëse merret kjo autostradë kjo nuk ka asnjë kriter, është e pa pranuar në nivelin ndërkombëtarë për kushtet e autostradës. Shihe vetëm sigurinë e sajë, mirëmbajtjen e sajë, nuk ka asnjë kriter dhe kjo është autostrada më profitabile në Maqedoni sa i përket përfitimit ku komunikacioni është shumë i dendur”, tha Selmani.

Por çfarë thotë ligji për siguri në komunikacion në Republikën e Maqedonisë se Veriut. Sipas ligjit “autostradë” nënkupton rrugë publike e ndërtuar posaçërisht dhe e destinuar vetëm për lëvizjen e mjeteve motorike. Autostrada është e shënuar me shenjë të posaçme në komunikacion, që ka dy shirita rrugorë të ndarë fizikisht, për lëvizje në drejtime të kundërta dhe nga një shirit për ndalje emergjente, gjë që në autostradën Tetovë-Gostivar mungon.

Related posts

ASH: Në Gostivar jemi 2.500 vota para

Redaksia

Regjistrohen 436 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur, 321 pacientë të shëruar

D V

Arrestohen 3 persona pasi bënë shaka kinse ka sulm terrorist në East Gate Mall

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More