Agjencia Zhurnal.mk.

Selia e PD me dyer të mbyllura, blindohet edhe kryeministria

Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu, si ‘beteja’ e fundit për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.

 

Protesta do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, me qëllimin për të hapur dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Forcat speciale janë vendosur në pjesën e pasme të selisë së PD dhe njëkohësisht në brendësi të parlamentit.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenarë dhune me banditë e kriminelë.

Megjithatë Basha ka thënë se janë gati për çdo gjë,  ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

Basha ka thënë se ditën e sotme ai do të vijojë si normalisht punën e tij dhe se e vetmja betejë për të është ajo kundër ‘regjimit të Ramës’.

“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. /tch/

Related posts

Kërkesa e Philip Reeker/ Ja detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia!

D V

Buxheti i bujqësisë, më shumë fonde/ Rama: Kush thotë që bujqësia ka marrë fund është “out”

Redaksia

Ambasada ruse njoftohet për vdekjen e katër turistëve në Kavajë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More