Agjencia Zhurnal.mk.

Sela: Seanca kuvendore mund të vazhdojë në çdo moment nëse sigurohet kuorum

Shkup, 11 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, pasdite para Kuvendit deklaroi se seanca kuvendore për besimin e Qeverisë ende nuk ka përfunduar dhe se deri në mesnatë mund të vazhdojë në çdo moment kur të sigurohet kuorum.

 

Me rëndësi për momentin, siç tha ai, është që të mësohet ku është deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi. Sela tha se nuk mund të tregojë nëse Rexhepi është i sigurt ose jo, por është i shqetësuar për shkak të faktit se ka vetëm një postim të tij në Fejsbuk.

“Nuk e dimë ku është një deputet, ku gjindet. Këtë e them nga aspekti njerëzor. Të gjithë pa dallim nëse janë politikanë ose jo, duhet me të vërtetë të jenë të shqetësuar me faktin se kemi vetëm një status në fejsbuk. Përgjigje duhet të japin institucionet. Nuk mund të them nëse është I sigurt ose jo, por vetë fakti se nuk e kemi praninë e tij fizike, mendoj se të gjithë të cilët janë humane, duhet të pyesin ku është. Kjo është me rëndësi. Të gjithë ata të cilët duartrokasin në zhvillimin e tillë të ngjarjeve, mendoj se tek ta nuk ka asgjë humane. Pritjet e mia janë se deputetët duhet të vendosin sipas vullnetit të tyre, të mos shantazhohen, nëse ka shantazhe, nuk mund me siguri ta them këtë”, theksoi Sela.

Related posts

Një grup qytetarësh nga Afganistani që përkohësisht qëndruan në vend u larguan për në Francë

D V

Konferencë përfundimtare e projektit trevjeçar rajonal “Shkollat takohen me kompanitë”

D V

Boçvarski: Vazhdojmë me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More