Agjencia Zhurnal.mk.

Sela mbetet kryetar i ASh-së! Për rikandidimin thotë se vendosin strukturat e partisë

Shkup, 25 dhjetor – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nuk do të japë dorëheqje nga posti si kryetar partie, të paktën jo deri se ta mbahet kongresi i partisë. Gjatë mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë Sela tha se si lider i partisë ka përgjegjësi para strukturave, por nuk mund ta lë partinë pa udhëheqës në këtë periudhë të zhvillimeve politike. Se a do të rikandidohet përsëri për kryetar të ASH-së, tha se për këtë do të vendosin strukturat e partisë.

 

“Dhënia e dorëheqjes në këtë situatë do ta linte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka dhe unë assesi nuk do të bëja lojën e atyre të cilët nuk ja duan të mirën Aleancës për Shqiptarët dhe këto janë oponentët politik dhe këtë pjesë të përgjegjësisë unë jam i detyruar ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në Kongresin e ardhshëm”, tha Zijadin Sela, kryetar i ASh-së.

Sela komentoi edhe përbërjen e re qeveritare në krye me mandatarin e ri Dimitar Kovcevski. Pohon se koalicioni Qeveritar mund të ketë të drejtën kushtetuese për formimin e qeverisë së re, por nuk ka legjitimitet.

 “Nuk mund të ketë legjitimitet Kovaçevski, për vetë faktin se ishte Zoran Zaevi që fitoi zgjedhjet me premtimet dhe programet që i bëri. Assesi nuk ka legjitimitet Ali Ahmeti dhe BDI-ja që zgjedhjet i fitoi në 2020 vetëm me një premtim, premtimi për kryeministrin shqiptar për katër vite, me promovim figure dhe improvizim mbledhjesh qeveritare. Nuk mund të ketë legjitimitet Alternativa sepse bashkë me Aleancën për Shqiptarët ka marrë mandat për të sjell ndryshim brenda për brenda shoqërisë shqiptare”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASh-së.

Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin Qendror ku diskutuan për raportin për zgjedhjet lokale 2021 dhe formimin e komisionit i cili do të merret me organizmin e kongresit që do të mbahet më 27 mars. Sela shtoi se Aleancën për Shqiptarët, pranvera duhet t’i gjej me kongres të përfunduar dhe me organe partiake të konsoliduar.

Related posts

Prej nesër fillojnë të qarkullojnë linjaz sezonale 58 dhe 69

Z.H

Goran Pandev drejtuar ministrit Bujar Osmani: Jeni qesharak!

Z.H

Pendarovski takon ekspertë ekonomik për të finalizuar MKD2030

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More