Agjencia Zhurnal.mk.

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

Shkup, 15 tetor – Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve këtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Tetova.

Sela tha se nuk do të mund gënjehet më tetovari dhe të gjithë shqiptarët me jetë dhe ambient jetësor kur 20 vite është punuar kundër jetës, kundër ambientit.

“Ke djegur kallamin ose tallat në liqenin e Strugës, ke prerë drurin në malësinë e Tetovës dhe në Kërçovë e gjetiu, e sot të dalësh dhe të thuash se ke plan për ambient jetësor, janë gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën. Këto gjëra janë vetëm për të rikujtuar, se shqiptarët janë vetëdijesuar, janë ngritur në këmbë, Tetova është ngritur në këmbë, dhe ne do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren”, tha Sela, duke shtuar se fitorja do të nis nga Struga dhe do të përfundojë në kryeqendër në Çair të Shkupit.

Sela u tha qytetarëve që e kanë humbur besimin te politika se edhe ata janë njësojë si ju.

“Por mos e humbini besimin tek politika, edhe ne e kemi humbur besimin te politika e keqe, mashtruese, manipulatore dhe shantazhuese që udhëhiqet nga BDI. Edhe ne jemi zhgënjyer nga ata, por nuk rrimë në shtëpi, ne dalim dhe e luftojmë këtë politik dhe u bëjmë thirrje dhe u zgjasim dorën hajdeni ta luftojmë bashkë këtë politik të keqe 20 vjeçare që na e ka vrarë shpresën”, deklaroi Sela.

Sela u bëri thirrje të gjithë qytetarët që të votojnë me ndërgjegje të pastër, për të dënuar edhe ato të cilët po i mbron qeveria dhe prokuroria për tragjedinë e ndodhur në Tetovë ku humbën jetën 14 qytetarë.

“Ngushëllim kanë nevojë ata njerëz, ata kanë nevojë të kenë njerëz pranë tyre që kujdesen dhe nuk i humbin aq lehtë kujtimin dhe ngushëllimin që duhen ta ketë dhe ngushëllimi dhe forma më e mirë do të ishte që më 17 tetor të dilni dhe të dënonin me votë, këta që i ruan shteti, sepse ndryshe bëheni bashkë fajtor me ata”, tha Sela.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy