Agjencia Zhurnal.mk.

Sekuestrohet sërish kokainë në portin e Durrësit

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar sot në portin e Durrësit.

Policia sqaron se operacioni i sotëm është në vijim të aksionit të koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike, që ka nisur disa ditë më parë dhe janë sekuestruar dy ngarkesa të tjera me kokainë.

Autoritetet bëjnë me dije se sasi e kokainës që është sekuestruar sot është 7.25 kilogramë dhe është gjetur në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Lidhur me këtë operacion Taks Forca e përhershme që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

Ndërkohë policia sqaron se operacioni “Rada” ka nisur më datë 13.07.2021, ku u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gram lëndë narkotike kokainë. Por dhe në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë në kontienerët e të njëjtës kompani.

Related posts

Ndihmonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohen dy shtetas në Gjirokastër

D V

Inspektorët dhe policët kanë gjetur shkelje ligjore gjatë punës së katër këmbimoreve

Xh M

Hetim për tetë tregtarë me trashëgimi kulturore maqedonase

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More