Agjencia Zhurnal.mk.

Sekuestrohet kokainë në një fermë në Holandë që kap vlerën e 195 milionë eurove, policia gjen edhe 11 milionë euro dhe armë

Policia holandeze ka sekuestruar afro tre tonë kokainë dhe mbi 11 milionë euro (para të gatshme), nga një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit, Schiphol.

 

Fjala është për një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në Holandë. Policia kishte kryer bastisje në një pronë private në fshatin Kvakel, pas hetimeve disa muajshe të kryera, transmeton Telegrafi.

Kokaina e sekuestruar në tregun e zi do të mund të kapte vlerën e rreth 195 milionë eurove. E policia ka sekuestruar edhe gjësende tjera me vlerë, përfshirë verëra të shtrenjta, vetura (oldtimer) dhe librin për legjendën e boksit amerikan Mohammad Ali – që kushton 12.500 euro.

Janë sekuestruar gjashtë armë të kalibrit të ndryshëm, shurdhues, municion dhe makineri për numërimin e parave. Besohet se droga ishte kontrabanduar nga një rrjet në Amerikën Latine, e policia pret që edhe disa persona tjerë të arrestojë dhe që besohet të kenë lidhje me këtë rast.

Dy meshkuj të moshës 54 dhe 29-vjeç, janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në shitblerjen e sasive të mëdha të drogës. Ata janë shfaqur në bankën e të akuzuarve të hënën dhe po të njëjtën ditë u është caktuar data e paraburgimit prej 14 ditëve.

Related posts

Zbulohet se kush i hoqi flamujt shqiptarë në Beograd – mediat serbe sjellin rrëfimin e iniciatorit të ngjarjes

D V

Arrihet marrëveshja për luftimin e ndryshimeve klimatike në samitin COP26 – plani parasheh reduktimin e përdorimit të qymyrit

D V

Një person i vrarë në protestat në Kubë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More