Agjencia Zhurnal.mk.

Sekuestrohen 26 mijë mjete piroteknike në Tetovë, arrestohet 53 vjeçari

Tetovë, 16 dhjetor – Policët rrugorë kanë arritur të zbulojnë dhe sekuestrojnë mbi 26 mijë copë lëndë piroteknike mëngjesin e sotëm në pikën pagesore afër Tetovës, Zhelinë. Lënda piroteknike është gjetur tek një 53-vjeçar banues në Shkup, i cili është arrestuar.

 

“Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Stacioni policor për siguri në qarkullimin rrugor Tetovë sot (16 dhjetor) rreth orës 07:00, gjatë një kontrolli të parashikuar dhe pas informacioneve paraprake të konfirmuara operative, në pikën pagesore Zhelinë, e kanë privuar n ga liria N.I. (53 ) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit që e ka drejtuar “Fiat Doblo”, me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie të Shkupit, në automjet janë gjetur 26.540 fishekzjarre të ndryshme dhe mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan”, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Sendet e sekuestruara janë fotodokumentuar dhe janë dërguar për ekspertizë dhe N.I. Ai është ndaluar në Stacionin policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tij do të ngrihet kallëzim.

Related posts

Shkupjani i ka shndërru banesat në laborator, kanabisin e ka “flladit” me ventilator

D V

Arrestohet një shkupjan i dyshuar për katër vjedhje

D V

VIDEO/ Skena si në filma… Bëjnë gara shpejtësie te ‘Mbikalimi i Patokut’ dhe çojnë makinën në servis për ta çmontuar, por zbulohen nga policia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More