Agjencia Zhurnal.mk.

Sekuestrohen 2 tonë naftë në një shtëpi në Tiranë

2 tonë naftë janë sekuestruar në një banesë në zonën e Kasharit.

 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Reshjet e dendura të shiut në Shqipëri, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

D V

Shqipëria dhe Kosova negociojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, garanton të drejta të barabarta për qytetarët në të dy vendet

D V

Ish-polici i RENEA u kap me snajper e pistoleta, gruaja është agjente në Policinë e Tiranës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More