Agjencia Zhurnal.mk.

Sekuestrohen 139 kg drogë dhe fidanë kanabis, arrestohet gruaja, në kërkim burri

Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Related posts

Gjobiten 149 shoferë në Shkup

D V

143 shoferë të sanksionuar në Shkup, 33 për tejkalim të shpejtësisë

Z.H

Policia në Skenderaj sekuestron armë dhe municion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More