Agjencia Zhurnal.mk.

Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë doganore kontrollon si ka dale autobusi i “Besa Trans” nga shteti

Shkup, 24 nëntor – Që herët në mëngjes Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë doganore është në vendkalimin kufitar Deve Bair me qëllim që në mënyrë të hollësishme të kryejë kontroll në veprimin e transportuesit dhe doganierëve, në pajtim me kompetencat e përshkruara me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor, në ditën e daljes nga shteti të autobusit “Besa Trans” në të cilin e humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtatë janë lënduar në aksidentin rrugor që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, informon Drejtoria doganore.

 

“Objekt i kontrollit është edhe veprimi për transportuesin dhe mjetin konkret në periudhën paraprake në të njëjtin vendkalim kufitar. Për konstatimet e kontrollit publiku do të njoftohet me kohë, kumtoi Drejtoria doganore. 

Related posts

Moti sot me reshje të shiut dhe bubullima

Z H

Në Dibër rritet interesi për dozën e tretë të vaksinës, deri tani e kanë marrë mbi 240 persona

D V

Shekerinska: Administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More