Agjencia Zhurnal.mk.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE -së Helga Maria Schmid përfundon vizitën në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 tetor – Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid përfundoi sot vizitën e saj dy-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ajo e uroi vendin për Kryesimin e OSBE-së në vitin 2023 dhe ofroi mbështetje të plotë në përgatitjen dhe ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme.

 

Schmid u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. “Jam e inkurajuar nga fokusi i qeverisë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” tha Schmid. “Ne do të bëjmë çmos që të ndihmojmë në adresimin e sfidave ekzistuese dhe atyre në zhvillim, përfshi kërcënimet transnacionale.”

“Maqedonia e Veriut është kontribues për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke dhënë një shembull të mirë për fqinjët e saj dhe më gjerë,” tha Schmid.

Gjatë vizitës së saj, Schmid u takua edhe me përfaqësues të shoqërisë civile lokale me të cilët diskutoi lidhur me dhunën me bazë gjinore, kohezionin social, angazhimin e të rinjve, çështjet e qeverisjes së mirë dhe ndikimin e COVID-19 në grupet më të cenueshme të qytetarëve, siç janë personat me aftësi të kufizuara. “Bashkëpunimi me shoqërinë civile është një element kyç i punës së OSBE-së. Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të mësuar rreth sfidave ekzistuese dhe për të diskutuar se si OSBE mund të mbështesë më tej në adresimin e tyre,” tha Schmid.

Schmid gjithashtu vizitoi zyrën e OSBE-së në Tetovë, takoi stafin dhe diskutoi angazhimin në terren të Misionit me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe kohezionin social.

Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, i cili shoqëroi Schmid, tha: “Ne në Misionin në Shkup do të vazhdojmë të mbështesim reformat kryesore strategjike në vend dhe presim me padurim të bashkëpunojmë me qeverinë në përgatitjet për Kryesimin me OSBE-së.”

Related posts

Spitali i Strugës do të pranojë edhe fëmijët nga Ohri

Redaksia

KSHPK me thirrje për nxënësit për zgjidhje kreative në temën mbrojtja e treguesve

Z H

Presidenti bullgar Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë kur do ta thirr Asamblenë popullore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More