Agjencia Zhurnal.mk.

Sekretari shtetëror në MPJ, Toshevski realizon takim me ambasadorin kosovar dhe atë italian

Shkup, 8 Nëntor – Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot ka realizuar takim me ambasadorin kosovar Florian Qehaja dhe atë italian Andrea Silvestri.

 

Në këto dy takime të ndara, Toshevski ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Postimi:

Kur dita do të fillojë me një kafe mëngjesi me fqinjët – një shkëmbim miqësor me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe do të përfundojë me një shkëmbim të ideve me ambasadorin italian, Andrea Silvestri për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe në 30-vjetorin jubilar nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe mbështetjen e perspektivës europiane të vendit tonë dhe një diskutim për të zgjidhur dilemën se cila është më mirë vera italiane apo maqedonase ose pica italiane ose “pica maqedonase”,  pastramilia e Shtipit, shkruan mes tjerave sekretari shtetëror në MPJ, Filip Toshevski.

Related posts

Xhaferi priti në takim lamtumire ambasadoren e Ukrainës

Xh M

Kasami në vizitë te kryetari i bashkisë së Ballerupit në Danimarkë, Jesper Würtzen

Z.H

Të rinjtë e partive politike nënshkruan një Deklaratë përkushtimi për të luftuar korrupsionin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More