Agjencia Zhurnal.mk.

Sejko: Do të ndërhyjmë për të rikthyer stabilitetin

Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë sërish në politikën monetare, duke rritur më tej normën e interesit, për të rikthyer në objektiv inflacionin. Kështu deklaroi Guvernatori Gent Sejko gjatë një takimi që pati me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li .

 

“Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërhyjë në kohën dhe me forcën e duhur për të garantuar stabilitetin e çmimeve në vend, duke krijuar kushte të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare.” u shpreh Guvernatori.

Ndërsa zëvendësdrejtori I FMN-së i vlerësoi si të drejta ndërhyrjet e bankës.

“Banka e Shqipërisë me të drejtë ka nisur procesin e normalizimit të politikës monetare në vitin 2022 për të mbajtur në kontroll presionet inflacioniste.” u shpreh z. Li.

Detyra që iu la Bankës Qendrore nga FMN është që të vazhdojë reformat për t’u përafruar me standardet e BE-së, pavarësisht krizës globale.

Related posts

Pas karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregjeve të vajit dhe miellit në Shqipëri

D V

Rama publikon pamjet nga ferma spektakolare e kultivimit të tonit

D V

Mbledhja e Qeverisë, Manastirliu: Të angazhuar që të mos kemi mungesë të barnave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More