Agjencia Zhurnal.mk.

Seancë konstituive e Kuvendit të përgjithshëm dhe zgjedhja e kryesisë së BNJVL-së

Shkup, 22 dhjetor – Bashkësia e njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë konstituive të Kuvendit të përgjithshëm, në të cilin do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues, Komitetit të rajoneve dhe Këshillit mbikëqyrës të BNJVL-së.

Pas zgjedhjes së kryesisë së Këshillit Drejtues të BNJVL-së, në seancën e Kuvendit të përgjithshëm fjalim do të mbaj edhe kryetari i ri i BNJVL-së ndërsa më pas do të shqyrtohen edhe disa dokumenteve të rëndësishme financiare dhe programore të punës së BNJVL-së.

Kuvendin e përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë. Kryetarët e njësiteve të vetëqeverisjes lokale (gjithsej 81 kryetarë të komunave) sipas funksionit të delegatëve të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë me zëvendësit e tyre. Në përbërje të Kuvendit të përgjithshëm janë edhe dy anëtarët e Komitetit të këshillave (përfaqësues të këshillave komunal). Kuvendi i përgjithshëm e zgjedhë edhe përbërjen e Këshillit Drejtues të BNJVL-së që i numëron gjithsej 22 anëtarë me mandat prej katër vitesh.

Related posts

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE -së Helga Maria Schmid përfundon vizitën në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Në Maqedoninë e Veriut krijohet regjistër i ndërmarrjeve sociale për të rinj

Z.H

Në “Tabanoc” për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More