Agjencia Zhurnal.mk.

Seancë e gjykatës kushtetuese

Shkup, 20 prill – Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 15-të, në të cilën janë paraqitur gjashtë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe propozim për vendosje sipas projekt-vendimir.

Gjyqtarët kushtetues, ndër të tjera, do të diskutojnë për nismat që kontestojnë dispozitat e Ligjit për marrëdhënie të punës që kanë të bëjnë me të drejtën për pushim javor me pagesë, Ligjin për zgjidhejn e kontestit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrol SHA Shkup, Ligjin për tarifat gjyqësore, Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kuadro për marrjen e licencës për transmetim radioteleviziv, Rregulloren për kontrollin teknik të automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në rend të ditës është edhe Vendimi i kontestuar i Këshillit të Komunës së Kamenicës së Maqedonisë, si dhe kërkesa e parashtruar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave lidhur me diskriminimin në bazë të përkatësisë sociale, për shkak të mos vaksinimit, shkeljes së të drejtës për lirinë e ndërgjegjes dhe besimin në dëmshmërinë e vaksinave.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë për propozimin për shfuqizimin e nenit 56 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për Tregtinë. 

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky