Agjencia Zhurnal.mk.

Seanca të katër komisioneve parlamentare

Shkup, 20 shtator – Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve dhe të Komisionit legjislativ-juridik.

 

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtimtari, sipas procedurës së shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisionin legjislativ-juridik.

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë duhet të shqyrtojnë kërkesën nga Agjencia për siguri kombëtare për dhënien e pëlqimit për emërimin e udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm në Agjenci.

Para anëtarëve të Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve do të gjendet Raporti i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masave të veçanta hetimore në vitin 2021 dhe Plani vjetor financiar i rishikuar për vitin 2022 i Agjencisë operative-teknike për mjetet nga tarifat nga Agjencia për komunikime elektronike.

Related posts

Rasti Titanik: Dënohen me burg Jankulloska, Janakieski, Protugjer dhe të tjerë

Z.H

UNDP dhe ambasada gjermane i dhuruan pajisje kompjuterike MPB-së

Redaksia

Në 6 fshatra të Kërçovës jetojnë rreth 10 banorë, të rinjtë që kanë ikur nuk kthehen më

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More